Home LAJME UNICEF: Jeta e mbi 40.000 fëmijëve është rrezikuar në Rakë

unicef-620x310

UNICEF paralajmëron se lufta në Rakë – vatrën e Shtetit Islamik në pjesën veriore të Sirisë, e rrezikon jetën e mbi 40.000 fëmijëve.

Në kumtesën e UNICEF-it thuhet se dhuna ka rezultuar me zhvendosjen e madhe në qytet dhe rreth tij, me ç’rast rreth 80.000 fëmijë janë të zhvendosur në mënyrë interne dhe janë vendosur në kampe të përkohshme.

Forcat siriane me mbështetjen e SHBA-së ngritën ofensivë në Raka nga fillimi i javës, ndërsa u intensifikuan edhe sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar.

“Rreth 40.000 fëmijë mbeten të robëruar në kushte ekstrem të rrezikshme në Rakë. Shumë prej tyre ndodhen në rrezik nga të shtënat prej të gjitha anëve”, deklaroi drejtori rajonal i UNICEF-it, Gert Kepler.

Ai ju bëri thirrje palëve të sigurojnë kalim të sigurt për ata të cilët dëshirojnë ta braktisin qytetin.