Home LAJME Ulje drastike e numrit të nxënësve në shkollat e Strugës – VIDEO

Vazhdon ulja e numrit të nxënësve në Strugë. Kjo dukuri më qartë shihet në shkollën e mesme “Ibraim Temo”. Këtë vit janë regjistruar 50 nxënës më pak nga numri i atyre që kanë përfunduar maturën, prej të cilëve 30 shqiptarë, 19 maqedonas dhe një turk.

Për dy vite numri i nxënësve në shkollën Ibraim Temo është zvogëluar për rreth 150. Muça thotë se faktor shqetësues është dukuria në rritje e ç’lajmërimit të nxënësve në mes të vitit shkollor, për shkak të shpërnguljes jashtë vendit. Edhepse në shkollën e mesme profesionale “Niko Nestor” këtë vit ka interesim më të madh të nxënësve, megjithatë dukuria e largimit vërehet edhe në këtë shkollë.

Ka gjatë tërë vitit dhe ky numër sillet rreth dhjetëra nxënës të cilët për nevojat e tyre shpërngulen dhe i tërheqin dokumentet për ta vazhduar shkollimin në shtete tjera. Nëse dukuria e këtillë vazhdon, kjo do të ndikojë në numrin e orëve dhe numrin e profesorëve të angazhuar – deklaroi Mile Poposki, drejtor i SH.M Niko Nestor.

Në shkollën Niko Nestor ka paralele edhe me më pak se 15 nxënës. Numri i nxënësve shqiptar të regjistruar këtë vit është më i vogël se numri i maqedonasve, gjegjësisht proporcioni është 177 me 214 nxënës.