Home LAJME Ukë Rugova në paraburgim për një muaj

Deputeti Ukë Rugova, i cili është djali i ish presidentit të Kosovës Ibbrahim Rugova, është arrestuar nga EULEX nën akuzën e mashtrimit.

Gjatë kontrollit që u zhvillua në shtëpinë e tij ditën e mërkurë i’u gjetën qindra dokumente inkriminuese, si fotografi, kopje pasaportash, dëftesa vizash e zarfe me polica sigurimesh.

Prova të tjera që e lidhin atë me një grup kriminal janë prezantuar të enjten nga prokurori Allen Cansick, në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Prokurori ka arritue t’a bindë gjyqtaren Anna Adamska Gallant që të caktojë masën e paraburgimit për një muaj për Ukë Rugovën, Izet Beqirin e Florjan Petanin.

Bashkëpunëtorëve të tij, Fitim Beqirit, Visar Beqirit, Asad Beqirajt, Edison Idrizajt, Hamza Beqirit, Driton Vocës u janë caktuar nga 30 ditë arrest shtëpiak, derisa Qefser Baholli është liruar të mbrohet në liri,shkrua “Koha Ditore”.

Vendimi është marrë në orën 23 e 30 minuta mbrëmjen e djeshme ndërkohë që seanca maratonë ka filluar në orën 13:00.