Home SPORT UEFA gati dënimin për Beshiktashin, shkak bëhet macja në fushën e lojës...

Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në ndeshjen mes Beshiktashit dhe Bajernit gjatë ditës së djeshme. Takimi është fituar nga ana e ekipit të Hejknes me rezultatin 1-3.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave sportive europiane, ishte minuta e 51-të e këtij takimi. Një mace ka hyrë në fushën e lojës, duke sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes. Ajo është shfaqur në këndoren e fushës ku qëndronte i vendosur ekipi turk, ndërsa është dashur ndërhyrja e sigurimit për ta larguar nga fusha.

Kaq ka mjaftuar që UEFA të nis procedimin e saj kundër Beshiktashit, pasi ky rast pasqyron dështimin në organizimin e këtij takimi.

VIDEO KLIKO KETU