Home LAJME Udhëzues për spiunët e CIA-s: Si të silleni dhe të reagoni në...

622x350

Dokumente konfidenciale tregojnë se CIA ka këshilluar spiunët e saj të anashkalojnë kontrollet e sigurisë në aeroportet në BE.

Dokumenti i parë i vitit 2011 që ka publikuar WikiLeaks i këshillon spiunët e fshehtë se si të sillen gjatë kontrolleve në aeroporte. Aeroportet janë etiketuar si pikat më të rrezikshme sepse spiunët shpesh zbulohen gjatë kërkimeve dhe parashtrimit të pyetjeve të detajuara.Gjëja më e rëndësishme është qëndrimi “i qetë, i fokusuar dhe të ketë mësuar  mirë të gjitha të dhënat e rreme që duhet të ekzistojë reth dokumeteve të tij”, dhe në rast të një kontrolli kompjuterik të devijoj vemëndjen e policisë, këshillon CIA.

Çka është më e rëndësishme është që spiunët të japin përgjigje të përshtatshme për  dy pyetjet më të shpeshta “, pse jeni këtu?” Dhe “Ku do të qëndroni?”

– Udhëtarët që bëjnë pushime të gjata në mes të pyetjeve dhe përgjigjeve duke përdorur fjalë të panevojshme, djersitin, kafshojnë buzët, marrin frymë thellë ose përdorin fraza të tilla si “tipike”, “shpesh”, “për të qenë i sinqertë”, “betohem” krijojnë dyshime tek autoritetet, thuhet në dokument.

CIA gjithashtu këshillon spiunët se duhet të njohin gjuhën e vendit pasaportën e të cilit përdorin. Ata duhet të marrin parasysh që dokumenti i rremë që përdorin të mos ketë viza ose vula nga vendet për të cilat ka dyshime se sponsorizojë terroristët. Ata nuk duhet të mbajë në bagazhin  e dorës alamrë dhe të mos marrin me vete harta ku janë etiketuar qytete dhe udhëzime për vende  që nuk përputhen me vendin që kanë specifikuar si vend qendrimi i tyre. Udhëzuesi është aq i detajuar sa që ai këshillon se valixhja nuk duhet të jetë e parregullt  në qoftë se specifikohet (përcaktohet) se i përketë një biznesmeni, njofton Republika Shqip.

CIA gjithashtu këshillon se telefonat e mençur,  pajisjet iPad dhe MP3  paraqesin një rrezik potencial për identitetin, duke kërkuar abonim nën emrër dhe email adresë. Kështu zyrtarët e aeroportit mund të krijojnë një lidhje në mes pajisjes dhe emrit të vërtetë të udhëtarit, e cila mund të jetë një problem për personin i cili është në një mision sekret. Rusët për shembull, në aeroportin e Moskës kanë të drejtën që në kontrollin e dytë  të kontrollojnë laptop-in apo paisje të tjera për një kontroll më të detajuar, shkruhet në udhëzues.

Një vit më vonë, CIA publikoi një dokument të dytë duke paralajmëruar masa elektronike të sigurisë duke përfshirë edhe bazën evropiane për shenjat e gishtërinjve. Ajo nxjerr në pah shqetësimin e inteligjencës për masat biometrike të sigurisë që do të zbatohen në gjithë Evropën për  personat me pasaporta amerikane.

– Dhe nën administrimin e Obamës, CIA  kishte planifikuar për t’u infiltruar  mes kufijve të BE-së dhe të kryente operacione të fshehta, ka thënë Julian Assange, themelues i Wikileaks.