Home LAJME UÇK-ja në vitin 2001 lufoti edhe kundër ‘Luanëve’ (FOTO KRAHASIME)

Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme ka miratuar vendimin për stemën e re të Maqedonisë. Vendimi është miratuar unanimisht, që nënkupton se pro vendimit kanë votuar edhe ministrat shqiptarë të BDI-së që ishin prezent në mbledhjen e sontme të qeverisë.

Stemën e propozuar e ka komentuar edhe analisti dhe publicisti Nazif Zejnullahu, raporton Almakos.

“Stemë vendore të Maqedonisë së vjetër me luan? Pse jo! Ndër bishtin e tij janë edhe BDI, edhe PDSH. Koha është ‘për të kaluar’ nëpër “Portën Triumfale”, apo jo? Pas “Skopje 2014″, në këtë dhjetor…”, – shkruan Zejnullahu.

Ndërkohë, mbetet e paqartë se përse forcat e armatosura shqiptare, pra UÇK-ja, në konfliktin e vitit 2001, kur përfaqësuesi i saj politik ishte Ali Ahmeti, luftoi edhe kundër ‘Luanëve’, të cilët mbanin këtë stemë që është propozuar nga Qeveria, nëse ky simbol do të ishte shqiptarë, ashtu si sot e arsyetojnë disa të BDI-së, raporton Almakos.

Simboli i ‘Luanëve’ që luftuan kundër UÇK-së në vitin 2001:

Simboli i UÇK-së në çdo rast ka qenë vetëm shqipja: