Home LAJME “U qëlluan me leva hekuri”, gra e burra përfundojnë në spital pas...

lev

Një debat i momentit mes dy personave që po udhëtonin në automjete të ndryshme ka përfunduar në dhunë të ashpër mes tyre. Ata kanë ndaluar makinat, kanë dalë nga automjetet dhe kanë nisur të zihen me njëri-tjetrin.

Siç tregojnë të pranishmit në vendngjarje, të cilët nuk e dinë me siguri për çfarë ka nisur sherri, burrat dolën nga makinat duke u zënë me shkopinj dhe leva hekuri në sy të familjarëve që kishin me vete.

 Ngjarja ndodhi në Laprakë pak më parë. Në të janë përfshirë edhe femrat që udhëtonin me këta persona, të cilat janë futur për të ndarë sherrin. Bazuar në fjalët e dëshmitarit, disa prej të përfshirëve në sherr përfunduan me gjak në spital.