Home LIFESTYLE TVM shqip në shënjestër të pushtetit VMRO-BDI

Institucioni i radhës që goditet nga nacionalizmi maqedonas i VMRO-BDI-sëështë Radio Televizioni shtetërorë i Maqedonisë. Prej të martën MTV-ja ka marr të gjitha kompetencat që i ka pasur deri më tani zëvendës drejtori shqiptarë i këtij institucioni zëvendës drejtori Harun Ibrahimi. Gazeta “Lajm” ka siguruar dokumentin nga Regjistri Qëndror ku thuhet se Harun Ibrahimi fshihet nga lista e personave të autorizuar.

Edhe përkundër këtij dokumenti, Harun Ibrahimi për gazetën “Lajm” ka sqaruar se ai vazhdon të jetë në pozitën e zv/drejtorit, konform rregullave dhe ligjit përradiodifuzion.

“Prej marsit të këtij viti kam marrë mandatin e dytë në postin e zëvendës drejtorit të Radio Televizionit të Maqedonisëkonform rregullave të ligjit për funksionim të Radio Televizionit të Maqedonisë. Mandati zgjatë tre vjet, konform ligjit. Ligji vjetër ka parapar që në Radio Televizion të ketë dy drejtorë të përgjithshëm dhe dy zëvendës drejtorë të përgjithshëm. Ligji aktual parasheh që të ketë një drejtor dhe një zëvendës drejtor, unë vazhdojë që tëkem postin e zëvendës drejtorit”, thekson Ibrahimi.

Ai pohon se do të vazhdojë ta ushtrojë detyrën e zëvendës drejtorit dhe në asnjë moment nuk do të marr, siç thotë ai, rolin e mbretëreshës angleze dhe se nga pozita e tij do të vendosë për pozitën e gazetarëve shqiptarë brenda në RTVM.

“Nuk jam i shkarkuar, në regjistër kam pas të drejtën e firmosjes. Tash, me ligjin e ri jam zëvendës drejtor. Sipas normave të ligjit ekzistues ka drejtor të përgjithshëm dhe zëvendës drejtor. Hiq më larg se ditën e premte prej 80 të punësuarve në RTVM janë punësuar 28 shqiptarë. Unë nuk besojë se shqiptarët nuk do të pësojnë këtu në RTVM, pasi se unë kam mandat që të vendos për pozitën e shqiptarëve në RTVM dhe unë, si tash por edhe në të ardhmen nuk do të pranojë ta kem rolin e Mbretëreshës angleze, kjo nuk mund të ndodhë”, përfundon Ibrahimi./Lajm