Home LAJME Turqia kërkon që Berlini ta rishqyrtojë marrëdhënien e saj ndaj “gylenistëve”

133393827

Ministri turk i Mbrojtjes Fikri Ishik iu bëri thirrje autoriteteve gjermane për ta rishqyrtuar marrëdhënien e tyre ndaj personave të dyshuar për pjesëmarrje në tentimin e vjetshëm për grusht shtet në Turqi, të cilët kërkojnë azil në Gjermani.

Siç lajmëroi Anadollu, Ishik theksoi se dhënia e azilit për personat e dyshuar për pjesëmarrje në grusht shtet dhe për lidhje me lëvizjen e predikuesit islamik Fetulla Gylen, shkakton “pakënaqësi të madhe publike në Turqi”, sepse bëhet fjalë për “refugjatë, të cilët i kanë tradhtuar forcat e armatosura turke”.

Në lidhje me vendimin e fundit të Gjermanisë për dislokimin e ushtarëve të tyre nga baza ushtarake-detare turke Inxhirlik, Ishik deklaroi se kjo është çështje për të cilën janë përgjegjës autoritetet në Berlin.

“Ky është vendimi i tyre. Ne do të donim që të mendojnë sërish në lidhje me arsyet, të cilat i kanë theksuar në vendimin e tillë”, porositi Ishik.

Ai theksoi se Turqia nuk do të lejojë që të ripërtërihet se me procedurat e tij i rrezikon përpjekjet ndërkombëtare për luftë kundër grupit xhihadist Shteti Islamik.

“U dakorduam që zhvendosja e ushtarëve të kryehet në atë mënyrë me të cilën nuk do të rrezikohet lufta kundër SHI-së”, shtoi Ishik.

Ai theksoi se Qeveria turke asnjëherë nuk ka dashur keqësim të marrëdhënieve me Gjermaninë , por potencoi se Ankaraja pret që edhe Berlini të jetë i kujdesshëm ndaj çështjeve të cilat janë të ndjeshme për Turqinë.

Marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Turqisë u keqësuan pas disa kontesteve diplomatike, si miratimi i Rezolutës në Bundestag për dënimin e “gjenocidit armen” në Perandorinë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, dhënia e azilit të grupit të oficerëve turq pas grusht shtetit të pasuksesshëm, ndalesa e Berlinit për mbajtjen e mitingjeve të ministrave turq në territorin gjerman në prag të referendumit për ndryshimet kushtetuese në Turqi dhe vendimi i Ankarasë për t’iu ndaluar deputetëve në Bundestag për t’i vizituar ushtarët gjermanë në Inxhirlik.