Home LAJME Turnir ndërkombëtar në qitje në Shkup

133170734

Në “Kaminik” – vend për qitje sportive në Shkup sot dhe nesër do të mbahet turniri i 11-të hapur ndërkombëtar në qitje “Gran Pri Skopje 2017″.

Në turnirin ndërkombëtar do të marrin pjesë garues nga SHBA-ja , Sllovenia, Rusia, Gjermania, Zvicra, Turqia, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Ata do të garojnë në gjashtë disiplina të ndryshme me armë zjarri në largësi prej 25, 100 dhe 300 metra.

Organizator i turnirit është Federata Sportive e Qitjes të Maqedonisë.