Home LAJME Tronditet Tetova: Vdes i riu që bëri aksident pak para Iftarit

6-84-750x430

Në një aksidenti i rëndë që ndodhi  pasditen e djeshme rreth orës 19, në bulevardin “Marshall Tito” në afërsi të mbikalimit hekurudhor në dalje të Tetovës ka humbur jetën një tetovar i ri.

Sipas zëdhënësit të policisë në Tetovë, Marjan Josifovski, tetovari 26 vjeçar me inicialet E.A nga shkaqe ende të panjohura ka humbur kontrollin e motorit, dhe goditi mbrojtësen metalike në afarësi të Monopolit.

Policia ka siguruar vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe së bashku me prokurorin publik kanë inspektuar shkaqet për të përcaktuar gjithçka që lidhet me aksidentin, u shpeh Josifovski.
Nga goditja 26 vjeçari mori lëndime të rënda trupore dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës, por mjekët vetëm konstaktuan vdekjen e tij.