Home LAJME Trazira në Hamburg, policia kërkon përforcim nga qytete të tjera

133767419

Policia në Hamburg kërkoi ndihmë nga kolegët nga pjesë të tjera të Gjermanisë në mënyrë që të përballet me trazirat dhe dhunën për shkak të Samitit të G-20-shit. Sipas informatave më të reja, së paku 159 policë janë lënduar dhe 45 demonstrues janë arrestuar si rezultat i protestave të dhunshme në Hamburg, lajmëroi DPA.

Demonstruesit sulmuan stacionin policor në lagjen Altona, iu vunë flakën automjeteve patrulluese të policisë dhe gjuajtën mjete ndezëse në afërsi të stacionit hekurudhor.

Policia më vonë u bëri paralajmërim qytetarëve që ta evitojnë atë rajon dhe të qëndrojnë më larg protestave.

Disa automjete janë djegur në bulevardin Elbshose, ndërsa pas pjesës së pasme të qytetit është ngrotur tym i dendur i zi.

Qindra demonstrues në pjesë të ndryshme të qytetit po tentojnë të depërtojnë mbi kordonin e policisë në mënyrë që ta ndërprejnë mbajtjen e samitit.

260489-520x406

Zëdhënësi i Melania Trampit deklaroi se zonja e parë e SHBA-së nuk ka mundur të largohet nga rezidenca e vet dhe të marrë pjesë në progrmain e paraparë sepse sigurimi “nuk kishte marrë dritë të gjelbër nga policia”.

Donald Tramp ishte detyruar të udhëtojë nëpër rrugë qarkore në mënyrë që të arrijë në vendin e mbajtjes së samitit.

Grupi Bllok G20 – Ngjyrosni zonë të kuqe, paraprakisht kumtoi se do të bëjë gjithçka për ta penguar mbajtjen e samitit.

Policia në hamburg përdori topa uji dhe gaz lotsjellës në mënyrë që t’i shpërndajë demonstruesit para fillimit të samitit të G-20-shit. Pas trazirave të djeshme, demonstruesit vazhduan sot në mëngjes  me qëllim që të pengohet ardhja e delegacioneve në hapjen zyrtare të samitit të G20-shit.

Në fillim të samitit, kancelarja gjermane Angela Merkel zyrtarisht u shprehi mirëseardhje krerëve të shteteve nga G-20-shi në samitin në Hamburg përderisa delegacionet po tentojnë të zhvendosin qëndrime të ndryshme dhe të arrijnë marrëveshje për deklaratën përfundimtare.

260492-520x406

Në trazirat e djeshme janë lënduar 111 policë, 29 persona janë arrestuar, ndërkaq 15 janë mbajtur në paraburgim.

Policia sot në mëngjes kumtoi se në rrjedhë është operacioni kundër personave të dhunshëm të cilët gjuajnë kokteje molotovi dhe djegin automjete policore në lagjen Altona.

Katër helikopterë policor po fluturojnë mbi qytet.

Incidentet në Hamburg filluan me demonstrata të mbi 12.000 njerëzve të cilët protestojnë kundër G-20-shit afër vendit të mbajtjes së forumit.

Dhuna hedh hije mbi Samitin e G20-ës (Video)

Përleshjet paralajmërojnë tensionime që priten gjatë samitit në të cilin janë liderët nga 20 ekonomitë e botës dhe ku një numër i madh i çështjesh kontestuese do të jenë në fokusin mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe liderëve të tjerë.

Çështjet kryesore kontestuese para së gjithash janë klima dhe tregtia.

Tramp në Hamburg për herë të parë duhet të takohet me presidentin rus Vlladimir Putin, sot pasdite në margjina të samitit.

Autoritetet presin edhe deri 100 mijë demonstrues dhe pritet ata sot të vazhdojnë me tentimet për ta parandaluar mbajtjen e samitit. Edhe disa demonstrata me nismë të së majtës ekstreme janë paraparë për nesër pasdite.