Home LAJME Tragjedia në Haraçinë: 60 vjeçari sakrifikoj veten për të shpëtuar nipin

aksident

Në një aksidentë rrugor në Haraçinë ka humbur jetën një 60 vjeçar  i cili u përpoq të shpëtonte jetën e nipit të tij. Sabri Shabani, 60 vjeçar nga Haraçina ka humbur jetën sot pasi është shtypur nga një kamion i ngarkuar me dru. Gjatë aksidentit është lënduar edhe 6-vjeçari Omer Shabani, i cili është nip i të ndjerit.

I lënduari është dërguar në Shkup. Një dëshmitar ka treguar për TV Shenja se trupi i të ndjerit është shtypur tërësisht nën rrotët e kamionit. Dëshmitari ka treguar se viktima është përpjekur që ta shpëtojë nipin, duke sakrifikuar veten.