Home LAJME Tragjedia e Londrës, askush nuk mbijetoi në tre katet e sipërme

298994

16 të vdekur dhe shumë më tepër të humbur, për të cilët nuk ka shpresa se mund të jenë gjallë. Ky është bilanci paraprak i zjarrit të madh që përfshiu një ndërtesë 24 katëshe në Londër gjatë mesnatës së djeshme, përcjell Albeu.com.

Zjarrfikësit raportojnë se deri më tani kanë kryer një kontroll fillestar në tre katet e sipërme të kësaj ndërtese dhe nuk kanë gjetur asnjë të mbijetuar.

“Askush nuk ka shpëtuar në tre katet e sipërme të ndërtesë. Zjarri e ka dobësuar mjaft strukturën e ndërtesës dhe na rrezikohet jeta e zjarrfikësve. Kështu, jemi duke kontrolluar me mjaft kujdes”., -shpreh për mediat shefi i zjarrfikësve të Londrës, Dany Cotton.

298995