Home SPORT Tragjedi, vdes tifozi i Ajaksit

Vdes tifozi holandez, i cili kishte rënë nga tribuna e stadiumit ‘Amsterdam Arena’ gjatë përballjes Ajaks-Barcelona në kuadër të Ligës së Kampionëve. Tifozi i Ajaksit u përplas në tokë pas rrënies nga tribuna 10 metërshe, pas shënimit të golit të Ajaksit në portën e Barcelonës. Ekipi mjekësor reagoi me shpejtësi, duke drejtuar tifozin në spitalin më të afërt, mirëpo edhe me reagimin e shpejtë të ekipit mjekësor nuk arriti që të shpëtojnë jetën e tifozit holandez.

JUNAJTED, SHMANG FATKEQËSINË AJRORE

Ekspedita e Mançester Junajtedit gjatë udhëtimit për përballjen e Ligës së Kampionëve me Bajer Leverkuzenin , në momentin e fundit iu shmang tragjedisë ajrore, shkruajnë mediat në Angli. Sipas tyre, aeroplani në të cilën ka udhëtuar ekspedita e Junajtedit, në aterimin në aeroportin në Kelln, në lartësinë prej 400 metra, duhej sërisht të ngriten në lartësi, pasi që një aeroplan tjetër në atë moment ka qenë në pistën për aterim. Pas manovrës të pilotit dhe koordinimit me kontrollorin e fluturumit në Kelln, ekspedita e Junajtedit me sukses ka ateruar në vendin e paraparë. Sipas ‘Dejli Mejll” trajneri Dejvid Mojs në pres konferencë është paraqitur me buzëqeshje dhe ka theksuar se incidenti nuk do të lë shenjë në lojën e futbollistëve të Junajtedit. Më 6 shkurt të vitit 1958, në fatkeqësin ajrore në Munih, gjatë kthimit nga përballja me Crvena Zvezdën, vdekjen e ka gjetur shumica e futbollistëve të skuadrës së Mançester Junajtedit.