Home SPORT Tragjedi për Memushajn, lojtarit të Kombëtares i vdesin dy fëmijët binjakë

Ledian-Memushaj-480x265

Një ngjarje tragjike i ka ndodhur futbollistit të kombëtares dhe mesfushorit të Pescarës, Ledian Memushaj.

Kur ishte gati për të hyrë në fushë për të luajtur kundër Lazios, Memushaj ka marrë një lajm të rëndë. Bashkëshortja e tij që ishte shtatzënë me dy binjakë, kishte humbur dy fëmijët shkruan Eurosport.

Pasi ka marrë lajmin e rëndë, Memushaj ka kërkuar që të largohet nga klubi, për t’i qëndruar pranë bashkëshortes së tij dhe familjes, që ka humbur dy fëmijët, të cilët do të lindnin brenda pak muajsh.

Sipas Eurosport klubi i Pescara nuk ka dashur që ta bëjë publike këtë ngjarje, për të mos ngarkuar më shumë emocionalisht kapitenin e skuadrës dhe rënduar gjendjen e tij.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, i gjithë klubi i Pescarës dhe futbolli italian i është gjetur pranë futbollistit të kombëtares së Shqipërisë.