Home SPORT Tragjedi në futbollin francez, talenti i Tours gjendet i vdekur

123-1-780x439-750x430

Një tragjedi e ngjashme me atë të Davide Astorit, ka tronditur futbollin francez, ku sot në mëngjes është gjetur i pajetë një futbollist i skuadrës së Tours, që garon në Ligue 2.

Talenti 19-vjeçar, Thomas Rodriguez, u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm, në dhomën e tij të gjumit, në qendrën stërvitore të skuadrës.

Shoku i dhomës ishte i pari që pa problemin me djaloshin dhe thirri mjekët e ekipit, të cilët e gjetën trupin të pajetë.

Aktualisht viktima është dërguar në morg për t’iu bërë autopsia.

Federata Franceze e Futbollit ka vendosur shtyrjen e ndeshjes Tours-Valennciene.

Gjithashtu, sfidat e tjera të Ligue 1 dhe 2 do të fillojnë me një minutë heshtje dhe lojtarët do të luajnë me shirit të zi në krah.

Kjo është vdekja e dytë brenda një jave në futboll, ku të dielën që shkoi Davide Astori, mbrojtësi i Fiorentinas, ndërroi jetë në mëngjes shkaku i sulmit në zemër.