Home LAJME ‘Tradhtarja’ e RDK-së, radhitet te deputetët e BDI-së! (VIDEO)

Kuvendi kohë më parë i verifikoi mandatin edhe Mirsada Emini Hasanit, e cila kishte garuar nën siglën e RDK-së. Ajo siguroi atëherë votuesit e saj, -“Për momentin unë i përkas opozitës. E ndiej veten si opozitë. Thellë në vetvete e ndiej veten si RDK, prej RDK-së kam dalë. Ato kërkuan prej meje që unë ta dorëzoja, të jepja treshin që të vije pasardhësi im numër 4. Këtu ishte i gjithë problemi i kësaj”.

Duket se Mirsada Emini – Hasani shumë shpejt ndryshojë mendim nga zgjedhjet e fundit ku nga një RDK-iste e flaktë, nga e hëna ajo tashmë u shfaq e ‘transformuar’ në funksionare – deputete e BDI-së, teksa dëgjonte liderin e ri të saj Ali Ahmeti, që lexonte të arriturat në qeverisjen e Gruevskit brenda 100 ditëve, njofton Almakos.

RDK-ja në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme të mbajtur muaj më parë solli vendim unanim për përjashtim nga radhët e saj të Mirsada Emini Hasanit. Sipas RDK-së, Hasani nuk ka respektuar vendimin e Kuvendit Qendror të partisë për refuzimin e mandatit të fituar nga zgjedhjet e fundit, zgjedhje të cilat partia e Osmanit i vlerëson si më të korruptuarat dhe më jodemokratiket të organizuara deri tani./Almakos

Videon shikojeni prej sekondës 32, ku shihet Mirsada Emini – Hasani e radhitur me deputetët tjerë të BDI-së, në Reçicë të Vogël:

Linku direkt per smartphone :ndiqni videon ne Youtube https://www.youtube.com/watch?v=t2boMKRoscA

image