Home LIFESTYLE Torres befason me këtë deklaratë: Ja kush e fiton Champions Leaguen

Fernando Torres beson se Atletico Madrid në të ardhmen do të fitojë Champions Leaguen.

Në një intervistë pas eliminimit nga Real Madrid, spanjolli është optimist për të ardhmen e ekipit të tij, shkruan “Goal.com”.

“Eliminimi nuk është fundi, ne jemi në një prej momenteve më të mira në historinë tonë. Jam i sigurt se Atletico Madrid do ta fitojë Ligën e Kampionëve”, u shpreh ai.

Kujtojmë që në fund ndeshja mes Atleticos dhe Realit përfundoi 2-1, ku “Los Blancos” u kualifikua në finale pasi fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 3-0.