Home LAJME Todorov: Lista e pastruar zgjedhore e demanton LSDM-në për votues fantomë

todorov

Me listën e pastruar zgjedhore, sipas metodologjisë siç ka këkrkuar LSDM-ja, janë demantuar pohimet e kësaj partie opozitare për votues fantomë dhe për numrin e votuesve, vlerësoi sot VMRO-DPMNE-ja.

Me këto pohime, tha sot në konferencë për shtyp Nikolla Todorov, anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, udhëheqësia e LSDM-së gjatë dy viteve të kaluara ka shmangur ballafaqim zgjedhor dhe e ka arsyetuar rejtingun partiak.

Pas pastrimit të Listës zgjedhore, tha Todorov, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit zgjedhor shtetëror, ka 1.783.215 votues ose 3.087 më shumë se në krahasim me numrin e votuesve në vitin 2014.

Ai e porositi LSDM-në se do të humb në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të caktuara  për 11 dhjetor, për shkak se, siç tha, gënjeshtrat dhe manipulimet ndaj popullit dhe destruktimit që e promovon