Home LAJME Tmerri në Mançester/ Mesazhi prekës i këngëtares, pas sulmit në koncertin e...

kam_1495522930-2491403

Ariana Grande nuk ka asnjë fjalë të shprehë dhimbjen e madhe për viktimat e pafajshme që sulmi terrorist la gjatë koncertit te saj ne Mançester.

Pas masakrës me 22 viktima dhe se paku 50 te plagosur, ajo ka postuar nje mesazh ne Twitter. “Jam e shkaterruar, nga thellesia e zemres sime, me vjen kaq keq, une nuk kam fjale”.

Menaxheri i saj Scooter Braun ka thënë: “Zemrat tona janë të thyera”. Teksa falenderon autoritetet në Mançester për reagimin e tyre të shpejtë ndaj sulmit, ai shton: “Ne kërkojmë nga ju të mbani ne zemrat dhe lutjet tuaja viktimat, familjet e tyre, dhe të gjithë atyre që u preken”.

Këngëtarja 23-vjeçare ka pezulluar turin e saj, pasi nuk eshte ne gjendej te vijoje.