Home LAJME Tmerr në QKUK, pacientes i jepet anestezioni, por nuk operohet

Telashet e pacienteve në Klinikën e Gjinekologjisë nuk po ndalen.

“Unë kam qenë vetë aty në korridor, kam pritë para sallës. Ka dalë një motër e më ka thënë që operacioni ka kaluar mirë…”, ka thënë bashkëshorti i pacientes, por pas disa orësh e kishin kuptuar se operimi nuk kishte ndodhur fare, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtoresha e Gjinekologjisë, Myrvete Paçarada, ka thënë njëherë që nuk është e vërtetë se pacientja ka marrë anestezion, por pastaj e ka pranuar se ka marrë, por për t’iu bërë një incizim, i cili, megjithatë, bëhet pa anestezion.

Paçarada e ka akuzuar familjen e pacientes se “po don me e bo rastin ‘bioskop’”.

Por, familja e kësaj gruaje ka thënë se stafi kishte dalë dhe iu kishte thënë që operimi ishte kryer me sukses.

“Unë kam qenë vetë aty në korridor, kam pritë para sallës. Ka dalë një motër e më ka thënë që operacioni ka kaluar mirë, më ka thanë që të shkojë të blejë lëngje dhe keksa të bluar për pacienten”, ka thënë ky familjar.