Home LAJME Tmerr në kopshtin zoologjik, tigri masakron kujdestaren (Foto)

296956_1496223051-9198940

Kujdestarja e kopshtit zoologjik “Hamerton” ka humbur jetën tragjikisht pasi një prej tigrave për të cilin ajo kujdesej ka dalë jashtë kontrollit dhe e ka sulmuar.

Gruaja e quajtur Rosa King, njihej nga të gjithë si punonjësja më pasionante e parkut. Miqtë që punonin me të tregojnë se dashuria e saj më e madhe ishin kafshët, madje dhe kur e dinte rrezikun që i kanosej nuk reshte së kujdesuri për ta.

Ambulanca ka mbërritur 20 minuta pas incidentit fatal por, gruaja nuk ia ka dalë t’u mbijetojë plagëve që i shkaktoi sulmi i tigrit për të cilin kujdesej çdo ditë.

Sipas Telegraph, skena ka qenë kaq e frikshme, aq sa të gjithë vizitorët janë evakuuar menjëherë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Një nga vizitorët tregon se kishte parë një nga kujdestaret të vraponte për të mbyllur tigrin që sapo kishte vrarë kolegen e saj. Të frikësuar nga britmat, njerëzit kanë lënë menjëherë parkun, i cili aktualisht është nën mbikëqyrjen e autoriteteve përkatëse.

296957_1496223058-6482878