Home LAJME Timothy Less: Federalizim, e më pas Maqedonia Perëndimore t’i bashkangjitet Shqipërisë

585adb57-1818-4caa-be5c-25290a0a0a6c-balkan-690x480

Në fillim mund të bëhet ndarja federative e Maqedonisë dhe më pas, kjo pjesë e Maqedonisë ku jetojnë shqiptarë, t’i bashkohet Shqipërisë, ky është vizioni i ish-diplomatit britanik Timothy Less në analizën e tij të fundit me titull “Mosfunksionimi në Ballkan” e botuar në revistën “Foreign Affairs”, i cili haptazi përkrah ndryshimin e kufijve në Gadishullin Ballkanik.

Less, i cili dikur ka drejtuar Konsullatën Britanike në Banja Luka në Bosnjë në tekstin e tij ai tregon qëndrimet e tij dhe hapur i bënë thirrje SHBA-ve të mbështetin themelimin e kufijve të reja, pasi, është dëshmuar se politika aktuale e multietnicitetit të Bashkimit Evropian në këtë rajonë nuk funksionon. Sipas këtij ish diplomat britanik, duhet të ndryshohen jo vetëm kufijtë dhe organizimi i brendshme i Maqedonisë, por edhe kufijtë e vendeve të tjera të Ballkanit. Ai në analizë propozon rishikimin e kufijve, dhe madje edhe krijimin e Shqipërisë së Madhe, Serbisë së Madhe, dhe Kroacisë së madhe do të sheshojë një herë e mirë të gjitha konfliktet në Ballkan. E gjithë kjo, thotë Less, duhet të kryhet për herë të parë me ndryshime të vogla, të cilat më pas do të përfundojnë me ndryshimin e plotë të kufijve shtetërorë.

Së pari, për shkak të ndarjes së Evropës, Shtetet e Bashkuara duhet edhe një herë të marrin një rol drejtues dhe të mbështesin fragmentimin e brendshëm të shteteve multietnike sipas parimit që kërkohet nga pakicat.

-Uashingtoni duhet të mbështesë fragmentimin e disa shteteve multientike si fillim dhe më pas të bëhet krijimi i shteteve të mëdha. P.sh, në fillim mund të bëhet ndarja federative e Maqedonisë dhe më pas, kjo pjesë e Maqedonisë ku jetojnë shqiptarë, t’i bashkohet Shqipërisë. Të njëjtën gjë them edhe për kroatët në Bosnje, të pranojë kërkesën e Kroacisë për krijimin e një njësie të tretë në Bosnjë, thotë Less.

Në afat më të gjatë, të dytin, shton ai, Shtetet e Bashkuara duhet të mundësojnë këto territore që në të ardhmen të kenë lidhje të ngushta politike dhe ekonomike me fqinjët e tyre më të mëdhenj, me aplikimin e shtetësisë së dyfishtë dhe krijimin e institucioneve të përbashkëta, duke mbetur formalisht pjesë të vendit në të cilin ata janë tani.

Dhe, në periudhën e tretë, të fundit, duhet të lejojnë shkëputjen e këtyre territoreve të shteteve ekzistuese dhe të lidhen me vendet e tyre, ndoshta fillimisht si një rajon autonom.

“Entiteti kroat” në Bosnjë dhe Hercegovinë, sipas Less, do të bashkohej me Kroacinë, Republika Serbe dhe veriu i Kosovës me Serbinë; Lugina e Preshevës, Maqedonia perëndimore dhe pjesa më e madhe e Kosovës me Shqipërinë.

Ndërkohë, Mali i Zi, i cili mund të humbë enklavat shqiptare mund të mbetet i pavarur apo të bashkohet me një Serbi të zgjeruar.

Intriguese është se nëse idetë e tilla të parashtruara nga Less, një ish-pedagog në Universitetin e Kentit, janë rezultat i bindjeve të tij personale apo siç është shpesh praktika ai është shfrytëzuar si një transmetues i mesazheve nga nivelet më të larta të politikës ndërkombëtare.

Në Ballkan kthehet nacionalizmi, dhe kur të zbehet ndikimi i Perëndimit, do të fillojë një epokë e re trazirash. Në dekadën e fundit ShBA-ja e ka reduktuar praninë e saj në Ballkan, dhe përgjegjësinë për rajonin post-jugosllav e ka Bashkimi Evropian. BE, fuqinë ushtarake e Shteteve të Bashkuara e ka zëvendësuar me shtrimin e “dorës së butë”, zgjerimin. Por kjo rezulton se hyrja në BE nuk mund të zgjidh problemet e shkaktuara nga multietniciteti, shkruan Less.

Në realizimin e këtij plani, siç thotë, SHBA nuk do të kenë principe të reja. Këto sugjerime mund të shokojnë ata që mbrojnë multietincitetin, për shkak se multietniciteti është një ide e mirë, por e paarritshme. Kjo zgjidhje është e komplikuar, thotë Less, duke shtuar se, megjithatë, ndarja në vend të bashkëjetesës së detyruar eliminon rrezikun e një konflikti të ri. Më në fund, tha ai, Shtetet e Bashkuara duhet të përfundojnë punën që e filluan në Ballkan.