Home LAJME Thellohet bashkëpunimi Rusi-Asad

Artikullin e disa ditëve më parë në Almakos, ku bënte me dije se Rusia do ndihmonte rregjimin e Asadit me 140 milionë euro, duket se ka bërë të vetën edhe në arsim. Gjuha ruse do të bëhet e detyrueshme në shkollat siriane. Ish kryeministri Stepashin bëri publik këtë njoftim pas vizitës së zëvendës kryeministrit Dmitri Rogozin në Siri, të shtunën e kaluar.

“Ne jemi nën presion për Ukrainën, por shikoni se çfarë po ndodh në Siri,” tha Stepashin, duke krahasuar dy shtetet e trazuara.

Rusia po mbështet militantët pro-rus në Ukrainë, pasi ata luftojnë për të mbajtur kontrollin e qyteteve kryesore strategjike që prej rrëzimit të ish-presidentit pro-rus Viktor Yanukovick. Në anën tjetër, aleati i Rusisë, Bashar al-Assad është duke mbajtur kontrollin e tij mbi Sirinë pas tre viteve të luftës civile, madje edhe duke e bërë fitime në disa zona.

Sipas Stepashin, Siria ka qenë gjithmonë “mik i vërtetë i Rusisë në Lindjen e Mesme.