Home LIFESTYLE Tetovë: Rrëmbim për shkak të një qeni

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë është shumë afër zbardhjes së rrëmbimit, të cilën të mërkurën, rreth orës e 4 e 20, e ka denoncuar një 17 vjeçar në prani të babait të tij T.R 45 vjeçar. Për shkak të dyshimeve se kanë qenë të involvuar në rrëmbim, policia të njëjtën ditë ka arrestuar I.K, 18 vjeçar dhe M.N, 20 vjeçar nga Zhelina, është biseduar me ta dhe më pas janë lëshuar. Nga policia njoftojnë se do të ftohet në bisedë edhe një person tjetër për shkak të disa mosmarrëveshjeve me të miturin në lidhje me një qen të vjedhur, kinse e kanë kidnapuar dhe me veturë e kanë dërguar në një vend të panjohur dhe e kanë rrahur. Pas zbardhjes së plotë të rastit do të ketë padi adekuate.

rsz_15497932_10211795745991968_737804347_n