Home LIFESTYLE Tetovë, pastrohet deponia e mbeturinave – VIDEO

Pas mbylljes së Rusinos në Gostivar sasia e mbeturinave gjithnjë e më shumë shtohej në këtë pikë ngarkim shkarkimi.

Drejtori i NPK-së Tetovë Xhelal Ceka, është shprehur se në aksionin e ministrisë së ambientit që ka marë “Maqedonia pa mbeturina“, komuna e Tetovës ka zgjedhur këtë lokacion për ta pastruar dhe brenda disa ditësh kjo deponi do të pastrohet.

“Ka filluar aksioni Maqedonia pa mbeturina , dhe ne si komunë kemi vendos pikërisht këtë lokacion që ta pastrojmë nga mbeturinat, dhe besoj që sot dhe ditëve tjera ky lokacion do të pastrohet përfundimisht dhe me shpresë që ne e dimë fare mirë edhe ju që ky problem është paraqitur me bllokimin e rrugës që shtyn për në Rusino për deponinë rajonale. Kufizimi I hapësirave kohore nga ora 24 deri në 6 të mëngjesit për ne ishte e pa mundur që të gjithë mbeturinat që ne I mbledhim nga komuna e Tetovës, qyteti dhe fshatrat është e pa mundur që në atë kohë të bartim gjithë në Rusino dhe jan mbledhur sasi e mbeturinave dhe shpresoj me këtë aksionin siç shihni marrin pjese me shumë mjete transportuese të cilat janë angazhuar nga ministria e ambientit jetësor dhe maqineria jonë, dhe shpresoj për disa ditë kjo pikë ngarkim shkarkim të pastrohet definitivisht”, tha Xhelal Ceka drejtor I NPK-Tetovë.

Ndërkohë pas pastrimit të kësaj deponie , nuk dihet se ku komuna e Tetovës do të gjej hapësirë për të grumbulluar mbeturinat .

The post Tetovë, pastrohet deponia e mbeturinave – VIDEO appeared first on Shqipmedia.