Home LAJME Tetovë, nxënësit e Cerovës bojkotojnë mësimin – VIDEO

Fillimit të vitit shkollor nuk iu gëzuan nxënësit e fshatit Cerovë të Komunës së Zhelinës. Kushtet e mjerueshme të shkollës fillore periferike Pashko Vasa, bënë që 80 nxënës dhe 13 arsimtarë të bojkotojnë procesin mësimorë në shenjë proteste. Kryetari i bashkësisë lokale të f. Cerovë Arif Tahiri, kërkon rinovimin e shkollës deri në ndërtimin e një objekti të ri dhe zëvendësimin e një arsimtari të vjetër me një të ri, në të kundërtën ai kërcënon se do të vazhdojë bojkotimi i procesit mësimorë.

Bashkësia lokale ka marr vendim që deri sa nuk realizohen kërkesat tona, nxënësit do ta bojkotojnë shkollë- deklaroi kryetari e bashkësisë lokale Arif Tahiri.

Drejtori i shkollës Pashko Vasa thotë se deri në fund të vitit 2018 do të përfundohet objekti i ri, megjithatë dyshon se pas bojkotit fshihet një prapavijë tjetër.

Pikërisht këtu është edhe qëllimi i bojkotit, punësimi i një arsimtari të historisë të diplomuar nga Cerova, i cili kërkon me çdo kusht të jetë i punësuar në shkollën periferike të Cerovës. Personi në fjalë është i punësuar në shkollën “Hasan Tasini” e cila gjithashtu gjendet në Komunën e Zhelinës mirëpo kërkon transferim në shkollën tonë në Cerovë. Mirëpo duke pasur parasysh se në Cerovë kemi historian i cili punon më shumë se 35 vite dhe gati sa nuk ka dal në pension, i riu duhet të pret pensionimin e të vjetrit- deklaroi drejtori i shkollës Nedrim Nexhemiu.

Nga Komuna e Zhelinës thonë se rinovimi i hapësirave të shkollës fillore “Pashko Vasa” në Cerovë nuk ka qenë prioritet, mirëpo pa dhënë afat të saktë, zotohen se së shpejti do të ndërmarrin masa për ndërtimin e një shkolle të re.

Kishte prioritet në radhitje, disa shkolla ishin në Baraka, njëra edhe u doxh dhe u vendua një prioritet dhe ato shkolla u ndërtuan. 11:30 “Shkolla e radhës që duhet të ndërtohet është shkolla e Cerovës dhe në programin tim më veç se e kemi vendosur- deklaroi Fatmir Izairi nga komuna e Zhelinës

Me probleme të ngjashme përballen edhe shumë shkolla të tjera në vend si ajo e fshatit Kllukovec të Velesit, shkolla në Nerez të Epërm, shkolla e fshatit Rashçe, Komuna e Sarajit dhe shumë ët tjera. Ndër problemet më të theksuara në fushën e arsimit mbetet edhe ai i transportit të fëmijëve.