Home LIFESTYLE Tetovë: 220 të helmuar në LEAR, ja restorani ku furnizoheshin me ushqim

Pas mesnate janë paraqitur në spitalin e Tetovës gjithësejt 220 pacient me simptome helmimi, të gjithë këto punëtorë të ‘Lear Corporation’ që gjendet në Zonën Ekonomike në Tetovë. Të gjithë pacientët e pranuar mbrëmë (183) janë lëshuar për shërim shtëpiak ndërsa vetëm një është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm.

Portali Shqipmedia ka arritur të sigurojë info se nga cili restoran furnizohej me ushqim LEAR. Ai restoran është “Bakall” nga Bërvenica. Ndërsa punëtorët e LEAR mbrëmë kanë patur makarona me sos për ushqim.

Vlen të cekët se Ali Ahmeti dhe BDI u krenuan për kompaninë LEAR që u hap në Zonën Ekonomike të Tetovës mirëpo kompania në fjalë komplet udhëhiqet nga maqedonas nga Shkupi në administratë mbi 50 persona të cilët rrogën mesatare e kanë 1.000 eu dhe vetura zyrtare me të cilët udhëtojnë deri në Tetovë. Ka vetëm një shqiptar të punësuar sa për sy e faqe në administratë. Ndërsa si punëtor të thjeshtë ( rrobaqepës) kompania punëson edhe shqiptarë mirëpo në fillim kur u hap prioritet kishin maqedonasit të cilët sot e kësaj dite janë mbi 80% të punësuar.

Edhe kompania e cila bën transportin e punëtorëve nga shtëpia deri në fabrikë është fituar nga një agjenci maqedonase.SHQIPMEDIA