Home LAJME Termetet në Maqedoni nuk kanë lidhje me vullkanin

gare-520x379

Drejtori i Institutit Seizmologjik Mihail Garevski sqaron se vullkane aktive në Maqedoni nuk ekzistojnë. Ai  i bëri thirrje qytetarëve që të mos krijojnë panik pasi tërmetet janë në magnitutë të ulet dhe nuk përbëjnë rrezik të madh për objektet ndërtimore dhe për njerëzit në këtë rajon.

“Ja qytetarët le të dëgjojnë, në Ballkan, posaçërisht në Maqedoni nuk ka vullkane aktive. Do të thotë që llavë nuk ka. Nëse do të kishte llavë atëherë do të kishim edhe vullkane aktive. Aktivitetet rreth fshatit Kosel, janë geo-termale  dhe aktivizimi i tyre vjen si pasojë e lëvizjeve të pllakave tektonike”, u shpreh Mihail Garevski, drejtor i institutit seizmologjik.

Në rajonin e Ohrit prej 18 qershorit e deri më sot, janë regjistruar më shumë se 1 mijë tërmete. Shumica e tyre ishte me intensitet të dobët, ndërsa më i fuqishmi ishte tërmeti i të hënës në orën 13:18 me intensitet 5 shkallë të njësisë matëse Rihter . Kjo dridhje ka shkaktuar shqetësim të banorëve dhe turistëve në Ohër ku dhe janë paraqitur dëme të shumta materiale.

Qendra për menaxhim me kriza ka mbajtur seancë e jashtëzakonshme e Shtabit rajonal për menaxhim me kriza në Ohër, ku është marrë vendim që të vazhdohet me kontroll të objekteve lidhur me sigurinë e konstruksionit, të jepen drejtime dhe udhëzime për veprim të qytetarëve gjatë situatave të tilla, të vizitohen lokacionet në të cilat me vetiniciativë janë vendosur qytetarë në tenda dhe të kryhen kontrolle shtesë të rregullsisë së ujit për pije në rajonet e epiqendrave.

Për informata shtesë, qytetarët mund të paraqiten në numrat falas të QMK-së – 195 dhe policisë 192.