Home LAJME Tërmet me magnitudë 5.2 në Lesbos

image

Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2, shkalla Rihter, ka tronditur banorët e Lesbosit, të cilët po përjetojnë shqetësim të madh pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që po regjistrohen, pas tërmetit prej 6.1 të shkallës Rihter që goditi ishullin të hënën e kaluar.

Instituti për gjeodinamikë në Athinë kumtoi se dridhja ka ndodhur në orën 22:50 minuta sipas kohës lokale (19:50 sipas Griniçit).

Epiqendra ka qenë 31 kilometra në jug të qytetit Mitilini, në thellësi prej 10 kilometra.

Më vonë ishin ndjerë tre dridhje të njëpasnjëshme me intesitet prej tre dhe 3,8 ballë.

Sipas sizmiologëve, procesi i çlirimit të energjisë sizmike të mbledhur në këtë zonë pritet të zgjasë të paktën dy muaj, e sigurisht tërmetet e njëpasnjëshme janë një dukuri normale sipas tyre.