Home LAJME Tërmet i ri prej 3,8 ballëve sipas Rihterit në rajonin e Ohrit

ohrid

Tërmet me magnitudë prej 3,8 ballëve sipas Shkallës së Rihterit sërish është regjistruar paradite në orën 11:12 minuta në rajonin e epiqendrës së Ohrit, kumtoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup.

Tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë me intensitet prej V ballëve sipas shkallës evropiane makrosizmike.

Edhe dy tërmete më të dobëta janë regjistruar në mëngjes në rajonin e Ohrit. I pari në orën 04:20 minuta me magnitudë prej 2.5 ballëve, ndërsa i dyti në orën 08:31 me maqgnitudë prej 2,6 ballë sipas shkallës së Rihterit.

Nga data 18 e këtij muaji deri sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.000 tërmete. Më i fuqishmi ishte më 3 korrik në orën 13:18 me magnitudë prej 5 ballëve sipas Shkallës së Rihterit, shkaktoi shqetësim te banorët dhe turistët, ndërsa janë paraqitur edhe dëme më të vogla materiale.