Home LAJME Tenton të vrasë ish-gruan. Burri e qëllon me pistoletë në sy të...

auto_shqiperia1437326223

Aktet e dhunës në familje shfaqen edhe në publik, duke përhapur panik te pushuesit që ndodheshin në një nga restorantet e plazhit të Golemit në Kavajë.

Fadil Kasemi banues në Tiranë, nxori armën dhe qëlloi fillimisht me qytën e pistoletës ish-gruan e tij, ndërsa kur tentoi ta qëllojë sërish, këtë herë me plumb, gruaja arriti t’ia rrëmbejë armën nga dora dhe të shmangë një goditje fatale.

Ngjarja ndodhi në prani të fëmijëve të tyre, ndërsa shkaktoi frikë mes pushuesve që ndodheshin në restorant.

Policia ndaloi menjëherë Kasemin, ndërsa mori edhe dëshminë e gruas, që quhet Fildeze Hafizi.

Burime policore bëjnë të ditur se gjykata kishte lëshuar më parë edhe një “Urdhër mbrojtjeje” për të nga ish-bashkëshorti i dhunshëm.