Home LAJME Televizioni Koha asnjëherë nuk ka finansuar as kandidatura e as parti politike

Lajmi i postuar me titull “Ja kush e finansoi kandidaturën e Iljaz Halimit”është një dezinforatë e kulluar dhe njëherit mosnjohje elementare e profesionit të gazetarisë.

Televizioni Koha asnjëherë nuk ka finansuar as kandidatura e as parti politike në 21 vitet e egzistimit të saj si televizion. Televizioni Koha si shumica e televizioneve në Maqedoni këtë radhë shfrytëzuan mundësinë që ofroi ligji zgjedhor I cili mundëson që partive politike të mund tu jepen donacione edhe në formë shërbimi. Duke u nisur nga kjo mundësi ligjore Tv Koha të gjitha partive politike që lidhën kontratë për bashkëpunim ju ka ofruar dhe ju ka dhënë donacione në formë shërbimi që nuk paraqet në asnjë mënyrë donacione në të holla, apo më qartë ju ka bë një zbritje legale në shumën e përgjithshme të faturës.

Tv Koha në zgjedhjet presidenciale donacion në shërbim ju ka dhënë partive politike VMRO-DPMNE në vlerë 321.568 denar dhe PDSH-së në vlerë 200.000 denar. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare Tv Koha donacion në shërbim BDI-së I ka dhënë 300.000 denar ,kurse PDSH-së 135.420 denar .

Tv Koha demanton portalin Portalb