Home LAJME Teletubbies, pas 19 vitesh zbulohet identiteti i fëmijës që qeshte tek dielli

vajza231

Nëse fytyra që shihni në foto ju duket familjare, nuk po gaboheni. Ajo që sot është një vajzë 19 vjeçare me flokët e çelëta dhe me sytë me ngjyrë, ishte vetëm 9 muajshe kur fytyra e saj u përdor si fytyra e diellit në serialin e preferuar të fëmijëve.

Është anglezja Jessica Smith nga Kent, fytyra ëngjëllore që ka shoqëruar nën figurën e diellit ndjekësit e serive të animuara.

Siç raporton “Mirror”, kohë më parë identitet i saj u keqpërdor nga një tjetër Jessica Smith, një aktore 27 vjeçare.

Tashmë Jess-i i vërtetë, ka treguar identitetin e saj, falë një loje me shokët e saj në, duke shpjeguar se është dielli dhe ata e publikuan direkt këtë gjë në Facebook.

Asokohe askush nuk e kishte imagjinuar suksesin e serive televizive, dhe Jessica u pagua vetëm 250 dollarë dhe me një kuti me lodra.

vajza25teletubbies