Home LIFESTYLE Tejkalohet problemi me çertifikatat e sigurisë për deputetët

Pas një kohe të gjatë, sot është tejkaluar problemi me certifikatat e sigurisë për deputetët, merr vesh “Lajm” nga burime parlamentare. Organet kompetente kanë njoftuar se që nga dita e sotme, këto certifikata do të ju takojnë të gjithë deputetëve, pa marrë parasysh cilës parti ose bashkësi etnike i takojnë.

Certifikatat e sigurisë janë problem me të cilin vite me radhë ballafaqoheshin deputetë të partive shqiptare në Kuvend. Ky problem u aktualizua javën e kaluar, kur deputetit të BDI-së Zulfi Adili nuk i mundësohej të vizitojë Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) dhe Agjencinë për Zbulim (AZ), si anëtar i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së këtyre dy institucioneve. Në shenjë revolte anëtarët e BDI-së lëshuan punën e këtij komisioni, por tani që problemi është zgjidhur, komisioni do të vazhdojë të funksionojë në përbërje të plotë. Këtë informacion për “Lajm” e ka konfirmuar edhe nënkryetari i Kuvendit, Rafiz Haliti.