Home LAJME Të shtëna me armë zjarri në Shkup, plagoset një person

pistolet

Një person është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm rreth orës 11 në Shkup, në rrugën “Momin Potok”.

Babë e bir nga Haraçina me pistoleta kanë shtënë disa plumba në drejtim të 38-vjeçarit nga Shkupi, ndërsa më pas me makinë janë larguar.

Personi i plagosur është dërguar në Qendrën Klinike Sistina. Në vendngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe gjurmë të gjakut.