Home LIFESTYLE Të ndihmosh të pastrehët gjatë muajt të shenjtë të ramazanit! – VIDEO

Rashid Baulsan agjëron gjatë ditës ndërsa në mbrëmje ai u shpërndan ushqim njerëzve të pastrehë në rrugët e Parisit. Pasi e prish agjërimin me pak ujë Rashid fillon menjëherë shpërndarjen e ushqimit në rrugë. Ai ndan rreth 130 paketa me ushqim brenda një nate.

Në vitin 2009 Rashid themeloi organizatën bamirëse “Në zemër të varfërisë”, tani ata kanë 250 vullnetarë dhe shpresojnë që me punën e tyre ta ndryshojnë imazhin e myslimanëve në Francë.