Home LAJME Të martën e të mërkurën, shira dhe temperatura më të ulta

moti

Sot moti do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në orët e pasdites kur pritet shtim i vranësirave dhe shira të dobët, kryesisht në lindje dhe juglindje njofton meteoalb.

Të martën do të ketë shtim të vranësirave duke rrezikuar gjithë territorin nga shira të përkohshëm ndërsa vonë gjatë pasdites do ketë përmirësim të kushteve të motit në pjesën më të madhe të vendit.

Edhe dita e mërkurë mbetet me intervale kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë shira të përkohshëm, kryesisht në zonat jugore dhe qendrore.

Temperaturat e ajrit sot mbeten të larta ndërsa të martën dhe të mërkuren pritet një rënie e temperaturave, më e ndjeshme gjatë mesditës.