Home LAJME Taravari: Që nesër do të shqyrtohet projekti “Termini im”

133714932

Ndryshime në projektin “Termini im” në Ministrinë e Shëndetësisë, respektivisht vetëm shpërblime në vend të gjobave për mjekët, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në shënimin e 25-vjetrit të Odës së Mjekëve të Maqedonisë.

“Unë jam për ndryshime në “Termini im”, ndërsa që nesër do të kem takim me përfaqësuesit e “Termini im”. Pagesa në bazë të punës do të mbetet por nuk do të ketë gjoba. Paga do të jetë 100 për qind, ndërsa do të ketë edhe shpërblime për mjekët, respektivisht për ata që janë më të suksesshëm”, paralajmëroi Taravari.

Shpërblimet për mjekët, sipas tij, duhet që të sigurohen nga paratë e drejtorëve të dytë për klinikat për të cilët, siç tha , këto vende duhet që të hiqen dhe mjetet të kalojnë për disa mjekë të suksesshëm në spitalet.

Ministri paralajmëroi se takimi me ekipin për krijimin e strategjisë të mjekëve do të jetë Strategji kombëtare për shëndetësinë 2017-2020, që sipas tij do të  jetë kushtetutë për mjekët.