Home LAJME Talat Xhaferi filloi seancën në gjuhen shqipe

Sobranie-izbor-vlada-zoran-zaev-sdsm-8-520x371

Talat Xhaferi seancën e sotme e hapi me një përshëndetje në gjuhën shqipe dhe më pas në gjuhën maqedonase u shpreh se deri në miratimin e ndryshimeve të ligjit për përdorimin gjuhëve, seancat do t’i udhëheq në gjuhën maqedonase. Në seancën e sotme, pika e vetme në rend dite është zgjedhja e Qeverisë së re.

Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE që në fillim të seancës theksoi se Xhaferi me paraqitjen e tij në gjuhën shqipe ka shkelur kushtetutën dhe rregulloren për punën e Kuvendit.  Milloshoski gjithashtu theksoi se ky Kuvend dhe kjo seancë fillojnë me një njollë jodemokratike e cila do të rëndoj mbi Talat Xhaferin, sepse ai është i vetmi që pranoi të jetë kryetar i Kuvendit i zgjedhur në mënyrë jo-demokratike. Sipas Milloshoskit VMRO-ja nuk do e njoh Xhaferin për kryetar të Kuvendit por vetëm si deputet. Ai iu drejtua me fjalën: i nderuar deputet, dhe tha se nuk mund ta quajë si kryetar Kuvendi.

Xhaferi në kundërpërgjigjet e tij theksoi se deri sa i drejtohen me “deputet Xhaferi” ai do të shfrytëzojë të drejtën që të flasë në gjuhën shqipe.