Home LAJME Tahiri shkon vetë në Qytetin Studenti. Bllokohen 150 pika bastesh, pezullohet shefi...

Pezullohet nga detyra komandanti i Policisë në Qytetin Studenti në Tiranë. Vendimi është marrë pasi komandanti i Policisë në Qytetin Studenti Arsen Sinomataj nuk ka zbatuar urdhrin e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për zhvillimin e kontrolleve tek pikat e basteve dhe kazinotë në këtë zonë.

Pezullimi i tij vjen në një kohë kur në gjithë vendin po zhvillohet aksioni kundër pikave të paligjshme të lojërave të fatit. Ndërkaq nga kontrollet e zhvilluara deri më tani në zonën e Qytetit Studenti, janë bllokuar 150 pika të paligjshme bastesh, të cilat ushtronin aktivitetin e tyre jashtë kritereve të përcaktuara në ligj.

Në superaksionin e Inspektorëve të Tatimeve dhe Lojrave të Fatit të mbështetur edhe nga Policia e Shtetit është ndërmarrë sot 12 qarqet e vendit, kundër pikave të paligjshme të basteve.

Në operacionin policor marrin pjesë 6 mijë forca policie të komisariateve si dhe ngaForcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Nga kontrollet e ushtruara në të 12 qarqet e vendit deri më tani, forcat e policisë kanë bllokuar mbi 200 pika bastesh të paligjshme, ndërkohë që vetëm në Korçë janë inspektuar deri më tani 132 pika bastesh.