Home LAJME Sulmues i armatosur rëndë drejt hotelit të Donald Trump-it, shmanget katastrofa

tr_1496386127-6225265

Policia amerikane ka ndalur ditën e djeshme një person që po transportonte në veturën e tij armë dhe një pushkë automatike drejt hotelin të Presidentit Trump.

Autoritetet e Uashingtonit janë shprehur se kanë penguar një katastrofë të mundshme, raporton “Fox News”.

Shtëpia e Bardhë ndodhet vetëm disa metra larg këtij hoteli, në të cilin Presidenti Donald Trump vjen shpesh.

43-vjeçari Brian Moles, që u ndalua në “Trump International Hotel”, ishte nga Pensilvania, njoftoi shefi i policisë së Uashingtonit, Peter Newsham, gjatë një konference për shtyp

“Forcat e rendit gjetën në automjetin e tij, që ndodhej në garazhin e godinës, një pushkë automatike të tipit AR-15, një pistoletë të kalibrit 40 dhe municione”, theksoi ai.