Home LAJME Sulmohet një 30-vjeçare në Çair

133201353

Një autor i panjohur dje në orën 8.45 ka kryer plaçkitje ndaj tridhjetëvjeçares A.V. në rrugën “Nikolla Gërçeto” në Shkup.

Siç kumtoi policia, autori e ka ndjekur dhe i ka shkuar nga prapa, e ka kapur për dore dhe me përdorimin e forcës i ka marrë një qese në të cilën ka pasur 6.565 denarë. Më pas është arratisur në drejtim të panjohur.

Janë duke u ndërmarrë masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e rastit.