Home LIFESTYLE Suksese të mëdha në karrierë, por të mallkuara në dashuri

Motrat Kardashian kanë arritur sukses të madh në karrierë, janë pasuruar, por në dashuri nuk po u ecën aspak. Kim është martuar tre herë, ndërsa një fat të tillë e kanë edhe motrat e saj.

Por të shkojmë me rend. Nga viti 2000 deri më 2004, Kim Kardashian ishte e martuar me producentin Damon Thomas.

Ajo ishte vetëm 19 vjeçe, ndërsa martesa ka zgjatur katër vjet, pasi Damon nuk kishte mundur të durojë maninë e saj ndaj shopingut. Më pas kishin pasuar romancat e dështuara me Nick Cannon dhe Reggie Bush, por edhe disa të tjera të shkurta, para se më 2011 të martohej me Kris Humphries. Por vetëm 72 ditë më vonë vjen divorci.

Momentalisht është e martuar me reperin, Kanye West, por vështirë se do të zgjasë shumë. Khloe Kardashian më 2009 është martuar me basketbollistin, Lamar Odom, vetëm një muaj pasi ishin njoftuar.

Por më 2013 vjen divorci, pasi Lamar e kishte tradhtuar. Më pas kishte pasuar romanca me reperin, French Montana, por kjo lidhje ka zgjatur vetëm disa muaj.

Pas dështimit edhe të disa romancave të shkurtra, ajo momentalisht është beqare. Motra tjetër, Kourtney Kardashian, lidhjen me Scott Disick e ka filluar më 2006, ndërsa dy vjet më vonë janë martuar.

Por martesa e tyre ishte e turbullt, duke u ndarë disa herë, para se më 2011 të ndaheshin përfundimisht. Edhe Kourtney vazhdon të ndërrojë shpesh dashnorët, pasi ata nuk duan të jenë me të gjatë.

Por as e ëma e tyre Kris Jenner nuk është mangut, pasi ka dy martesa të dështuara dhe dhjetëra lidhje romantike me meshkuj të ndryshëm. Më pas vjen motra e re Kylie Jenner, e cila edhe pse është vetëm 19 vjeçe, tashmë ka 7 romanca të dështuara, por ende nuk është martuar. Momentalisht është në lidhje me reperin Tyga.

Motra më e re Kendall Jenner, është përqendruar në karrierën e modelimit, por as për të nuk mungojnë lajmet për jetën e saj të dashurisë. Nga viti 2012 deri më 2013, ishte në romancë me Julian Brooks, ndërsa nga fundi i 2013, ishte në lidhje me Harry Styles. Kishte aferë të shkurtër edhe me Justin Bieber.