Home SPORT Suarez futbollisti më i urryeri në botë

Mario Balotellit i maftojnë vetëm dy ndeshje nervoze nën ton dhe arrogante, për tu futur bindshëm në 10 lojtarët më të urryer në botë. Sigurisht kjo renditje bëhet sipas sondazhit të revistës digitale amerikane, Bleacher Report, në një kontigjent personash të apasionuar pas futbollit, jo vetëm amerikanë. Lojtari më i urryer është Luis Suarez. Sulmuesi i Liverpool e ka marrë këtë meritë për shkak të sjelljeve raciste ku më i famshmi është incidenti me mbrojtësin e Manchester United, Patrice Evra. Por gjithsesi lëvizjen më të madhe e ka bërë Balotelli. Sulmuesi i Milan është i 9 përpara Zlatan Ibrahimovic, që mbyll 10 të urryerit e botës. SuperMario konfirmon kështu faktin se nuk është i papëlqyer vetëm në Itali, por edhe jashtë kontinentit të vjetër. Për të kompletuar listën e 10-shes së padëgjuar janë John Terry, në vendin e dytë, e më pas Joey Barton, El Hadji Diouf, Ashley Cole, Emre, Pepe, portugezi i Real Madrid, e Busquets i Barcelonës.