Home LAJME Studentët përsëri para Rektoratit

Është dita e nëntë që studentët e Universitetit të Prishtinës dhe anëtarë të shoqërisë civile do të protestojnë para Rektoratit të UP-së për të kërkuar dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi.

Kërkesë e studentëve është dorëheqja e menjëhershme e rektorit Ibrahim Gashi, fillimi i hetimeve rreth keqpërdorimeve në Universitet, përmirësimi i infrastrukturës në Qendrën e Studentëve dhe largimi i ndikimit të pushtetit në Universitet nëpërmjet heqjes së Këshillit Drejtues.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit sot do të vendosin për rekomandimet e propozuara nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas debatit shumë orësh që u zhvillua dje, rreth gjendjes në Universitetin e Prishtinës.