Home SPORT Strakosha në Liverpool?

Portieri shqiptar i Lazios, Thomas Strakosha, i është rekomanduar Liverpoolit si portieri i duhur për të zëvendësuar Loris Karius dhe Simon Mignoletin.

Në një shkrim të “LiverpoolEcho”, Strakosha përmendet si zgjedhja statistikore më e mirë për Liverpoolin.

“Shqiptari pak i njohur ka bërë shumë për Lazion këtë sezon – me performanca të mira dhe statistika të fuqishme. 22-vjeçari ka ndalur 53 krosime në zonën e rreptësisë – 100 për qind të rasteve. Ai është në top dhjetë të pesë ligave sa i përket gjuajtjeve të topit, me 79 për qind të goditjeve që kanë gjetur cakun. Më e rëndësishmja, ai ka pësuar vetëm 24 gola në 19 ndeshje, duke e mbajtur portën e paprekur në pesë raste”, shkruan kjo faqe.

Jan Oblak, Alisson, Koen Casteels, Nick Pope, Kepa, Peter Gulacsi, Alban Lafont janë portierët tjerë që i rekomandohen Liverpoolit.