Home LAJME Stoltenberg dhe Han me mesazhe të qarta për Zaevin: Pa zgjidhjen e...

zaev-grcija-eu

Zoran Zaev në Bruksel, nga NATO dhe BE e mori mesazhin se pa zgjidhjen e emrit nuk do të ketë as fillim të  negociatave e as anëtarësim. Ky është mesazhi që është ndarë me publikun, pas takimit të Zaevit me sekretarin e përgjithshëm Stoltenberg në selinë e NATO-s, si dhe pas takimet me evrokomesarin Han, Mogherini dhe Donald Tusk.

Stoltenberg porositi se NATO mbetet në kërkesë “zgjidhje e përbashkët e pranueshme për emrin, me ftesë për anëtarësim”. Ai e ka porositur Zaevin se sipas konkluzionit të Samitit të NATO-s në Bukuresht në vitin 2008, përsëritur në të gjitha samitet e ardhshme të Aleancës, se “ftesa do të dërgohet pasi që do të zgjidhet kontesti me Greqinë”.  Ai tha se zgjidhja e përbashkët e pranueshme për emrin në kuadër të Kombeve të Bashkuara nuk ka qenë e thënë në mënyrë eksplicite si zgjidhje, por se “është me rëndësi të jetë e pranueshme nga dy palët dhe nëse pranohet, si nga Greqia ashtu edhe IRJM, atëherë mund të fillojmë të lëvizim.

“Në çdo rast do të përpiqemi ta lëvizim Maqedoninë drejt anëtarësimit të plotëfuqishëm në NATO dhe për këtë pres mbështetje nga qytetarët e Greqisë, nga pushteti dhe opozita për zgjidhjen e këtij problemi. ka alternativa. Shpresojmë se me referencën e përkohshme do të marrim ftesë të bëhemi anëtare e NATO-s dhe në të njëjtën kohë do të vazhdojmë me bisedimet me Greqinë për procesin e BE-së”, porositi Zaev.

Eurokomisari Han pas takimit theksoi se nevojitet konsensus nacional për eurointegrimin në Maqedoni, i cili do të ishte mbi linjat politike dhe etnike, për arsye se sipas tij tani vendin e presin sfida dhe mundësi të mëdha.

Han e ka hedhur poshtë mundësinë për fillim të bisedimeve  me Maqedoninë nën referencën “ish-republika jugosllave e Maqedonisë”, sepse sipas tij duhet të gjendet zgjidhje e përhershme, e jo provizore. Ai tha se nevojitet kompromis “që secili të fitojë nga pak”.