Home SHENDETESI Spitali i ri psikiatrik ne Tirane, do trajtohen personat qe jane denuar...

beqja copyMbipopullimi i paraburgimeve dhe i burgjeve me persona qe kane probleme te shendetit mendor, e ka detyruar qeverine te ngreje nje spital me vete per trajtimin e ketij kontigjenti.
Kjo godine qe deri dje ka sherbyer si baze e regjimentit te kimise ushtarake do te jete streha e re e te gjithe atyre qe kane edhe probleme mendore, por edhe problem me drejtesine.
Ne kete godine se shpejti do te ngrihet spitali i psikiatrise ligjore. Ministri, Ilir Beqaj, u shpreh mbi nevojen qe kane keta persona per te qendruar dhe per tu trajtuar ne nje spital.

Por jane edhe eksperte te BE-se, ata qe kane evidentur se ky kontigjent qe qendron pas hekurave u shkelen te drejtat dhe u mungon trajtimi mjekesor. Por perse eshte zgjedhur Shish Tufina? 2 jane arsye me madhore,thote Ministri Beqaj.
Ndertimi i spitalit ne ish-regjimentin e kimise eshte me vendim qeverie qe mban daten 26 mars 2014. Hapesira e vene ne dispozicion eshte 12 600 m2. Ne te do te trajtohen personat qe kane liri te kufizuar, por qe kane edhe rrezikshmeri per te qendruar ne institucionet e vuajtjes se denimit.